BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga

0%

Stabiliteti institucional mbetet kyç për Kosovën në rrugën drejt përfitimeve nga Bashkimi Evropian. Kështu ka theksuar shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, pasi mirëpriti në Prishtinë Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Sipas Palatovës, Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nga instrumentet mbështetëse të BE-së, përfshirë Planin e Rritjes dhe programin IPA.

“Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së. Superti ka mbërritur në Prishtinë në prag të takimeve që do të zhvillojë të mërkurën me përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vizita e Supertit zhvillohet në një periudhë kur Bashkimi Evropian po intensifikon angazhimin me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të zgjerimit dhe zbatimit të Planit të Rritjes për rajonin.

Burimi: Telegrafi