Shpërndaje në: Maroku ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi e eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, me golat e Cody Gakpos për Holandën dhe Issa Diopit për Marokun. Në serinë e penalltive, Holanda humbi tri gjuajtje, ndërsa Maroku dy.
Në fund, përfaqësuesja afrikane triumfoi me rezultat 3:2 në penallti dhe siguroi kalimin në fazën tjetër. Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me fituesin e duelit mes Francës dhe Suedisë.
