Holanda dhe Maroku kërkojnë fitore për të kaluar tutje, formacionet

0%

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Sfida mes ‘Tulipanëve’ dhe afrikanëve zhvillohet në Estadio BBVA në Monterrey në Meksikë me fillim nga ora me kohën tonë lokale. Të dyja ekipet kombëtare synojnë fitore për të kaluar tutje dhe pritet një ndeshje spektakolare me dy ekipet që luajnë futboll ofensivë.

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman ka ulur për këtë ndeshje në stol Donyell Malenin, teska do të sulmojë me treshen sulmuese Cody Gakpo, Brian Brobbey dhe Crysencio Summerville. Formacionet zyrtare: Holanda : Verbruggen, Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven, Ake, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Summerville.

Maroku : Bounou, Hakimi, Mazraoui, Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi, El Aynaoui, El Khannouss, Saibari, Diaz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi