Ibrahimoviç pas eliminimit të Japonisë: Më vjen shumë keq, merituan

0%

Brazili siguroi kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonia, me golin vendimtar të Gabriel Martinelli në minutat shtesë. Japonezët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe kaluan në epërsi në minutën e 29-të. Pas një gabimi të Danilo në mesfushë, Kaishu Sano depërtoi me shpejtësi dhe mposhti portierin Alisson Becker për 1:0.

Brazili pati vështirësi në pjesën e parë, ndërsa portieri Zion Suzuki ishte pothuajse i papunë. Trajneri Carlo Ancelotti reagoi në pushim duke aktivizuar Endrick, ndryshim që i dha ritëm lojës së Brazilit. Në minutën e 56-të, Casemiro barazoi me kokë, ndërsa kur priteshin vazhdimet, Bruno Guimarães asistoi për Martinellin, i cili shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Pas ndeshjes, legjenda suedeze Zlatan Ibrahimoviç shprehu keqardhjen për eliminimin e Japonisë. “Ndiej një trishtim të madh për Moriyasun dhe lojtarët e tij. Ata merituan më shumë. Ishin vetëm një minutë larg vazhdimeve kur Martinelli shënoi”. Ibrahimoviç theksoi se goli i Casemiros ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe riktheu besimin te brazilianët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai veçoi paraqitjet e mbrojtësve Gabriel Magalhães, Marquinhos dhe Danilo, ndërsa përmendi se Vinícius Júnior, Raphinha dhe Matheus Cunha ngritën ndjeshëm nivelin e lojës. Ai pati fjalë të mëdha edhe për mbrojtësit japonezë Ko Itakura, Shogo Taniguchi dhe Takehiro Tomiyasu, duke thënë se “luftuan si luftëtarë”.

Sipas tij, Ancelotti e kuptoi se lojtarët japonezë Daichi Kamada, Keito Nakamura, Kaishu Sano dhe Ritsu Dōan ishin lodhur dhe nuk mund ta mbanin më të njëjtin ritëm. Në fund, Ibrahimoviç vlerësoi këmbënguljen e Brazilit, duke theksuar se aktivizimi i Endrickut, Martinellit dhe lojtarëve të tjerë në fazën përfundimtare të ndeshjes rezultoi vendimtar për kualifikimin në të tetën e finales.

Burimi: Bota Sot