Ndahet nga jeta Penelope Keith, ylli i serialeve britanike “The Good

0%

Aktorja e njohur britanike, Penelope Keith, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e saj në Surrey, pas një beteje me kancerin. Lajmi u konfirmua nga familja e saj, ku deklaruan se u nda nga jeta e rrethuar nga të afërmit. Keith ishte një nga figurat më të dashura të televizionit britanik.

Penelope Keith Karrierën e nisi në teatër dhe në vitin 1963 iu bashkua Royal Shakespeare Company, duke ndërtuar bazat e saj si aktore e fortë skenike. Megjithatë, famën më të madhe e arriti në televizion.Ajo u bë e njohur gjerësisht për rolin e Margo Leadbetter në “The Good Life”, një performancë që i solli edhe çmimin prestigjioz BAFTA në vitin 1977.

Më pas, ajo shkëlqeu edhe në serialin “To the Manor Born”, ku interpretoi Audrey fforbes-Hamilton, një aristokrate që humb pasurinë dhe detyrohet të përballet me ndryshimet shoqërore, duke sjellë një kombinim të humorit dhe elegancës karakteristike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zëri i saj u dëgjua edhe në programe të njohura për fëmijë si “Teletubbies” si dhe në dokumentarë televizivë si “Penelope Keith’s Hidden Villages”, duke e bërë atë të pranishme në ekran për dekada të tëra. Penelope la pas bashkëshortin Rodney Timson dhe dy djem të adoptuar, ndërsa trashëgimia e saj mbetet e rëndësishme në historinë e televizionit britanik.

Burimi: Telegrafi