Japonia ishte pranë surprizës, por Brazili triumfon në fund dhe kalon

0%

Brazili ka siguruar një vend në 1/8 e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Japoninë me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike të vendosur në minutat shtesë të kohës së rregullt. Japonia e mbylli pjesën e parë në epërsi falë një supergoli të Kaishu Sanos në minutën e 29-të, duke shokuar brazilianët dhe duke i lënë në disavantazh pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, Brazili reagoi fuqishëm dhe krijoi disa raste të mira që në minutat e para. Portieri Zion Suzuki ishte protagonist me pritje të shkëlqyera ndaj Bruno Guimarães dhe Casemiros, por nuk mundi të shmangte golin e barazimit. Në minutën e 56-të, Casemiro shfrytëzoi një krosim të Gabrielit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.

Pas golit, “Seleçao” vazhdoi të ushtrojë presion, ndërsa Vinicius Junior ishte shumë pranë përmbysjes në minutën e 59-të, por goditja e tij u ndal nga Zion Suzuki, i cili e devijoi topin në shtyllë me një pritje spektakolare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Brazili gjeti golin e shumëpritur në minutat shtesë të kohës së rregullt, duke kompletuar përmbysjen e madhe ndaj Japonisë dhe duke fituar 2-1, me Martinellin që gjeti rrjetën .

Me këtë fitore dramatike, “Seleçao” siguron kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës 2026, ndërsa Japonia eliminohet pas një paraqitjeje shumë të mirë, por pa arritur ta ruajë epërsinë deri në fund. Brazil – Japan Live Score

Burimi: Telegrafi