Shpëtohet i gjallë 21-vjeçari pas 106 orësh nën rrënoja nga termetit

0%

Një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në shtetin La Guaira të Venezuelës, falë një operacioni të përbashkët të ekipeve të shpëtimit nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori. Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, bëri të ditur se i riu, Aaron Levi Cantillo Vargas, u gjet i gjallë nën rrënojat në qytetin Caraballeda, raporton BBC .

Ai tha se mes ekipit të shpëtimit dhe 21-vjeçarit ndodhej trupi i pajetë i një personi tjetër, gjë që e vështirësoi ndjeshëm operacionin e shpëtimit. Sipas Bukeles, Aaron tashmë po merr trajtim të specializuar mjekësor. Ai shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë punën “me shpresën për të shpëtuar edhe më shumë jetë”.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se operacioni për nxjerrjen e 21-vjeçarit zgjati 43 orë, pasi ai kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja për plot 106 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç raporton BBC , njëri tërmet në veri të shtetit të Venezuelës u regjistrua me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti me magnitudë 7.5 është shënuar si tërmeti më i fortë që ka ndodhur në këtë vend nga viti 1900.

Burimi: Kallxo