Japonia e mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Brazilit, 1-0

0%

Brazili po e mbyll pjesën e parë në disavantazh 0–1 ndaj Japonisë, në një ndeshje ku japonezët po tregojnë disiplinë dhe efikasitet të lartë. Brazili e nisi më mirë me posedim më të madh dhe disa tentativa nga distanca, por pa arritur të krijojë raste të pastra për gol, ndërsa në fazën ofensive ka pasur shumë pasime të pasakta dhe mungesë konkretizimi.

Japonia mori avantazhin në minutën e 29-të me golin e bukur të Kaishu Sano nga jashtë zonës dhe më pas menaxhoi shumë mirë lojën. Pas golit, ekipi japonez u tregua më i organizuar në mesfushë dhe i rrezikshëm në kundërsulme, duke e kthyer këtë pjesë të parë në një histori të vërtetë surprize përballë Brazilit.

Burimi: Bota Sot