Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po

0%

Në Shqipëri sipërfaqja e të mbjellave me grurë këtë vit ka rënë 10.1%. Në vendin tonë fermerët po mbjellin më pak grurë, kjo sepse fabrikat e miellit po furnizohen me miellin e importit. Po i njëjti realitet është edhe për lulediellin, bimët industriale po kultivohen më pak, sepse tek ne nuk ka një industri që merret me vajrat vegjetalë.

“Ja të them unë, nga 11 ha që mbillja kam arritur në 3.5 ha. Filloi çmimi nga 27-33 mijë lekë kuintali, ndërkohë që kostoja është 33 lekë. Me këtë çmim nuk ia vlen të mbjellësh grurë”, tha fermeri Thanas Veliu. Nëse luledielli kërkon diell sapo fara e saj hidhet në tokë, fermeri fillon të kërkojë tregun që jo gjithmonë është i drejtë me të.

“Kam mbjellë 5.5 ha me luledielli me shpresë se do shitet. Kjo fara hibride është shitur 70 lekë të vjetra, ndërsa tjetra që përdoret për qese 130 lekë. Ky edhe është dhe nuk është çmim i mirë për shkak se karburanti kushton shumë”, tha fermeri Thanas Veliu. Është çmimi ai që e diferencon grurin tonë nga tregu, pasi niveli i rrezes dhe i proteinës është shumë i lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kur i bëra analizat e grurit doli që mielli kishte rreze 80.2. Këtu është ushqimi më i mrekullueshëm, atëherë pse duhet ta refuzojmë këtë prodhim ”, tha ai. Buka më e mirë është ajo që përgatitet nga duart e fermerëve tanë, por që ky produkt të vijë në tryezën tonë, biznesi dhe politika duhet të jenë më dashamirëse ndaj fermerëve të bukës.

Burimi: Bota Sot