Pacolli ndalon prerjen dhe zhvendosjen e drunjve pa leje

0%

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka nënshkruar një vendim të ri që synon forcimin e mbrojtjes së drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas vendimit, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre.

Vendimi parasheh gjithashtu që çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të aplikohet parimi “1 me 3”, që nënkupton mbjelljen e tre drunjve të rinj në vend të një të larguari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ka bërë të ditur se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e natyrës, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimin e qyteteve më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme për qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

Burimi: Bota Sot