Kurti pret në takim Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin tha ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe situatën e sigurisë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. “Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues.

Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve”, shkroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Kurti tha se “Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”. Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com