Klubi i Serie A ka marrëveshje me Albion Rrahmanin – tani pritet

0%

Venezia është gjithnjë e më afër një goditjeje të rëndësishme në afatin kalimtar veror, pasi klubi italian po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit Albion Rrahmani. Sipas raportimeve, marrëveshja me lojtarin është tashmë e arritur, ndërsa mbeten vetëm detajet për t’u finalizuar me klubin e tij aktual, Sparta Praga.

Operacioni pritet të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme dhe vlera e transferimit llogaritet rreth 7 milionë euro. Rrahmani shihet si përforcimi i parë ofensiv për ekipin e Giovanni Stroppas, ndërsa Venezia vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtar, pas disa afrimeve dhe lëvizjeve të tjera në skuadër.

Sulmuesi kosovar, i lindur në vitin 2000, ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm në karrierë, duke u afirmuar fillimisht në futbollin e Kosovës me Ballkanin, ku u shpall edhe golashënues dhe u dallua në garat evropiane. Më pas ai kaloi te Rapid Bukureshti dhe së fundmi te Sparta Praga, ku vazhdoi të tregojë potencialin e tij si një nga sulmuesit më premtues të rajonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse marrëveshja finalizohet, Rrahmani pritet të jetë një nga emrat kryesorë në repartin ofensiv të Venezia-s për sezonin e ri.

Burimi: Telegrafi