Në “Botërori Amerikan”, tekniku i njohur, Shpëtim Duro bëri analizën e tij në prag të ndeshjes së Brazilit me Japoninë në Botëror. Është koha të flasim për Brazilin, me 5 herë kampionët e Botës që i sfidon Japonia, pritet një super sfidë profe. Sa të vështirë do ta ketë Brazili përballë Japonisë? Unë e pres me padurim, ky është takim interesant.
Japonia është ekip i kompletuar, ka dhuruar futboll të bukur. Mund të ketë surpriza. Miqësorja edhe është tregues, edhe nuk është. Japonia ekip i çuditshëm, janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Janë të organizuar në mbrojtje. Ka enigma kjo ndeshje. Ancelotti ne e dijmë se çfarë trajneri është.
