Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim

0%

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të policit, Rexhep Gashi, i cili u godit nga një veturë në krye të detyrës së tij në Vërmicë.

Përmes një komunikate për media, SPK ka deklaruar se humbja e jetës së një polici në krye të detyrës, sipas sindikatës, e rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike për zyrtarët policorë, veçanërisht sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

“Policia e Kosovës kryen detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në njoftim. Sindikata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve të kahershme, me qëllim që zyrtarëve policorë t’u garantohet mbrojtja dhe përkrahja që meritojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot