Stephen Eustáquio u bë heroi i Kanadasë pasi shënoi golin e fitores në minutën e 92-të ndaj Afrikës së Jugut, duke i siguruar kombëtares kualifikimin historik në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës për herë të parë. Megjithatë, pas festës së madhe fshihet një histori prekëse personale.
Lotët e mesfushorit pas golit nuk ishin vetëm nga gëzimi, por edhe një dedikim për prindërit e tij, të cilët i humbi brenda më pak se një viti. “Çdo gjë që bëj është për familjen time” Pas ndeshjes, Eustáquio nuk i fshehu emocionet. “Çdo gjë që bëj është për familjen time, për prindërit e mi, për të dashurën, vajzën dhe miqtë e mi. Gjithçka e bëj për ta”, tha ai.
Fjalët e tij morën një peshë edhe më të madhe duke pasur parasysh tragjedinë që ka përjetuar vitet e fundit. Familja e Eustáquios u shpërngul nga Kanadaja në Portugali kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Nëna e tij, Esmeralda, ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2023, ndërsa babai, Armando Eustáquio, humbi jetën nga një sulm në zemër në vitin 2024.
Për këtë arsye, goli ndaj Afrikës së Jugut kishte një domethënie shumë më të madhe sesa thjesht një kualifikim. Eustáquio foi o herói do Canadá. 🇨🇦 A jogar pela primeira vez um jogo da fase a eliminar de um Mundial, os canadianos venceram a África do Sul (1-0), com um golaço do jogador do FC Porto, e garantiram um lugar nos oitavos. #oMUNDIALcomABOLA #Mundial2026 #Canada #Eustaquio pic.twitter.com/zlMiTXvJ5M — A BOLA (@abolapt) June 29, 2026 Heroi i Kanadasë në dhe jashtë fushës Përveç golit vendimtar, Eustáquio zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Sipas statistikave të Opta-s, ai u bë vetëm futbollisti i dytë që krijon pesë raste të rrezikshme nga goditjet standarde në një ndeshje të Kupës së Botës, që kur këto statistika regjistrohen. 29-vjeçari, i cili është në pronësi të Portos dhe aktualisht luan si i huazuar te Los Angeles FC, mban edhe shiritin e kapitenit të Kanadasë në mungesë të Alphonso Davies.
Eustáquio ka dëshmuar cilësitë e tij edhe në futbollin evropian. Në sezonin 2022/23 të Ligës së Kampionëve ai shënoi kundër Atletico Madridit, duke ndihmuar Porton të eliminonte skuadrën e Diego Simeones. Marsch: Prindërit e tij po e shikojnë nga lart Përzgjedhësi i Kanadasë, Jesse Marsch, pati vetëm fjalë të mëdha për mesfushorin, i cili me golin e tij shkroi histori te Kandaja.
“Nuk mund të mendoj për një njeri që e meriton më shumë këtë moment. Jam jashtëzakonisht i lumtur për të. Besoj se prindërit e tij po e shikojnë nga lart dhe janë krenarë për atë që ka arritur”, deklaroi Marsch.
Historia e Stephen Eustáquios është një nga rrëfimet më prekëse të Kupës së Botës 2026, duke dëshmuar se pas suksesit në fushë shpesh fshihen sakrifica dhe dhimbje të mëdha personale.
