Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës me inicialet A.R., e cila dyshohet për veprën penale “Vrasja”. Ajo dyshohet për vrasjen që ndodhi mbrëmë më në një banesë në Ferizaj, ku mbeti i vrarë një 32-vjeçar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rreth orës , në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje që eskaloi në përleshje fizike, A.R. e ka privuar nga jeta personin me inicialet F.H. Lidhur me rastin ishte ndaluar edhe një person tjetër, me inicialet M.B., babai i A.R për sqarimin e rrethanave dhe të rolit të tij të mundshëm në ngjarje.
Megjithatë, Prokuroria ka bërë të ditur se ai është liruar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit. Po ashtu, Prokuroria njofton se edhe e dyshuara A.R. ka pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima, F.H. Ajo ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti mbetet në procedurë hetimore, ndërsa Gjykata pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorisë lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka rikualifikuar si “vrasje” rastin ku mbrëmjen e së dielës, më , u vra 32-vjeçari F.H. në një banesë në Ferizaj, ndryshe nga njoftimi fillestar i Policisë së Kosovës, e cila rastin e kishte iniciuar si “vrasje e rëndë”.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se, pas veprimeve të para hetimore të zhvilluara në vendin e ngjarjes nga prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe njësitë tjera relevante, është ndaluar për 48 orë e dyshuara kryesore, 24-vjeçarja A.R., nën dyshimin për veprën penale “Vrasja”.
“Lidhur me këtë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
