Radoiçiqi shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

0%

Pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në faqet serbe tregojnë se Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 qershor në Beograd.

Prania e Radoiçiqit në një aktivitet publik të udhëhequr nga presidenti serb ka tërhequr vëmendje, pasi ai është personi që mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, më . Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë së Kosovës.

Pas ngjarjes, Radojçiq pranoi publikisht se kishte organizuar grupin e armatosur që kreu sulmin, ndërsa autoritetet e Kosovës e kërkojnë me urdhër arrest nga Interpoli. Ndërkaq, vlen të ceket që Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, mbi 40 të tjerë në krye me Radojçiqin sillen ende të lirë në Serbi. Shfaqja e tij në tubimin e Vuçiqit vjen kur presidenti serb mbajti një fjalim me tone nacionaliste, duke përsëritur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke paralajmëruar demonstrimin e forcës ushtarake gjatë aktiviteteve të Vidovdanit.

Në fjalimin e tij, Vuçiq deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin paradën ushtarake, duke theksuar se “nesër do ta shihni forcën e Ushtrisë suaj”.

Burimi: Telegrafi