Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A. Rorvik, në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Sipas një njoftimi për media thuhet se grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi