Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 6000 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve.
Pasi u zgjodhën fituesit e javës së parë dhe të dytë, tani pasi kanë shkuar edhe shtatë ditë të tjera dhe tashmë janë shpallur edhe fituesit javorë të javës së tretë, të cilët grumbulluan më së shumti pikë me parashikimet e tyre.
Në vendin e parë renditet “lirimismajli11”, i cili grumbulloi 158 pikë dhe siguroi çmimin kryesor javor, një fundjavë në FAFA Resort, çmim që dhurohet pikërisht nga resorti i njohur shqiptar.
“Eksperti” ndez fazën e eliminimit direkt të Botërorit – bashkohu në garë dhe fito shpërblime fantastike Në vendin e dytë me 154 pikë është u rendit “edy”, i cili ka fituar vaucher në vlerë 50 euro nga Suna Sport, ndërsa podiumin e plotësoi “toni”, i cili mblodhi po ashtu 148 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.
Për tërheqjen e shpërblimeve dhe informatat shtesë, të tre fituesit janë kontaktuar tashmë nga redaksia e Telegrafit në e-mailin me të cilin janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”. Gara mbetet plotësisht e hapur për javët në vazhdim, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.
Vlen të theksohet se fituesit e javës së tretë janë llogaritur bazuar në pikët e grumbulluara nga 22 qershori (e hënë) deri më 28 qershor (e diel) në ora , periudhë e cila përbënte javën e tretë të garës në “Eksperti”. Java e katërt ka filluar pas orës të së hënës (29 qershor) dhe zgjat deri në orën të së dielës (5 korrik).
Tre fituesit e javës së parë të “Ekspertit” Tre fituesit e javës së dytë të “Ekspertit” Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.
Shënim: Në rast se dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia vazhdon edhe pas këtyre kritereve, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari.
