Sulmuesi polak Robert Lewandowski është pranë një transferimi të bujshëm në futbollin amerikan, ku pritet t’i bashkohet klubit Chicago Fire në Major League Soccer (MLS), sipas raportimeve të ekspertit të merkatos Fabrizio Romano. Sipas këtyre raportimeve, marrëveshja mes palëve është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i transferimit, i cili mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Lewandowski raportohet se ka vizituar më herët ambientet e klubit në Çikago, ku është impresionuar nga projekti sportiv dhe kushtet e ofruara. Sulmuesi 36-vjeçar pritet të nënshkruajë kontratën e re në fillim të javës, duke i dhënë fund një karriere të gjatë në futbollin evropian, ku ka luajtur për Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelonën.
Transferimi i tij në MLS shihet si një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës, ndërsa pritet të ketë ndikim të madh edhe në marketingun dhe popullaritetin e klubit Chicago Fire, veçanërisht për shkak të komunitetit të madh polak në qytet. Ky hap konsiderohet gjithashtu një tjetër dëshmi e rritjes së MLS-së në tërheqjen e yjeve të futbollit botëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
