Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ka nisur zbatimin në disa fusha dhe është zotim ndërkombëtar

0%

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është një zotim ndërkombëtar dhe jo një dokument i zakonshëm traktati.

Duke folur në Forumin e Dubrovnikut, Sorensen tha se marrëveshja ka nisur të zbatohet në disa pjesë, duke përmendur si shembull çështjen e personave të zhdukur, ndërsa theksoi se disa elemente të tjera ende mbeten të paimplementuara.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian pret respektimin e plotë të marrëveshjes dhe se, sipas konsultimeve të tij me ekspertë juridikë në Bruksel dhe New York, statusi i saj nuk vihet në pikëpyetje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sorensen gjithashtu iu referua praktikës ndërkombëtare, duke thënë se një marrëveshje mund të jetë e vlefshme edhe pa nënshkrim formal, për sa kohë që është arritur mes palëve në prani të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

Sipas tij, BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht këtë marrëveshje në konkluzionet e saj zyrtare, ndërsa zbatimi i saj mbetet pjesë e procesit të dialogut që po vazhdon mes Kosovës dhe Serbisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com