Mblidhet LDK-ja: Diskutohen rezultatet e zgjedhjeve

0%

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mblidhen kryetarët e degëve të kësaj partie, të cilët janë ftuar nga lideri i tyre, Lumir Abdixhiku. Tashmë kanë nisur të mblidhen anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

“Deri më tani nuk është bërë publike ndonjë arsye se përse kryetari Lumir Abdixhiku i ka thirrur në këtë mbledhje, por që para një minute teksa po hynin në ndërtesën e partisë, ishte Lutfi Haziri ai që u ndalë para mediave dhe tha se ‘është më se e ditur që po mbahej një mbledhje e kryesisë për shkak të rezultateve të fundit të zgjedhjeve të qershorit, për të biseduar më gjerësisht rreth procesit dhe rezultateve të LDK-së’” , u shpreh gazetarja.

Pritet që pas mbledhjes, anëtarë të LDK-së të prononcohen për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot