Ribashkohen pas 25 vitesh protagonistët e telenovelës “Kassandra”

0%

Pas më shumë se dy dekadash, aktorët kryesorë të telenovelës së famshme “Kassandra”, Coraima Torres dhe Osvaldo Ríos, janë ritakuar në një ngjarje publike, duke ngjallur nostalgji te fansat e serialit në mbarë botën.

Ribashkimi i tyre u realizua gjatë një eventi ndërkombëtar të zhvilluar në Dubai, ku të dy artistët morën pjesë në “Top Humanity Leaders Awards”, një ceremoni që vlerëson personalitete nga fusha të ndryshme për kontributet e tyre profesionale dhe humanitare.

Seriali “Kassandra”, i cili u transmetua në fillim të viteve ’90, mbetet një nga telenovelat më të njohura latino-amerikane, duke arritur audiencë të madhe edhe në Evropë dhe Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë eventit, dy aktorët u nderuan me çmime për karrierat e tyre artistike dhe ndikimin e tyre ndër vite në industrinë e televizionit, ndërsa pamjet nga takimi i tyre janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer emocionet e fansave të serialit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com