Një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Mirditë, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike. Siç raporton Abcnews.al, ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm të Mirditës. Ku 45-vjeçari dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e lidhur dhe, për pasojë, 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Burimi:
Bota Sot
