Rama: Prishtina më 2 korrik nikoqire e ngjarjes qendrore për 250-vjetorin e SHBA-së

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqyteti do të mirëpresë më 2 korrik ngjarjen qendrore “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, e organizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para këtij organizimi, Rama priti në Prishtinë një delegacion nga Washington D.C., i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”. Në takim morën pjesë personalitete amerikane dhe shqiptaro-amerikane që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Ramës, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e demokracisë dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në fusha me interes të përbashkët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se aktiviteti i 2 korrikut do të jetë një mundësi për të riafirmuar miqësinë e ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për të promovuar vizionin e përbashkët për të ardhmen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com