Shpërndaje në: Skuadra e Chelseat është duke insistuar që t’i sigurojë shërbimet e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Klubi londinez është duke përgatitur një ofertë të re në drejtim të Sunderlandit për mesfushorin. Sunderlandi refuzoi ofertën e parë të Chelseat, me vlerë prej 8 milionë funte. Sunderlandi ka bërë të ditur që Xhaka nuk është në shitje për asnjë çmim.
Sunderlandi e konsideron Xhakën pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të hënën se dëshira e Xhakës është t’i bashkohet Chelseat. Ai synon të bashkohet me trajnerin e ri të Chelseat, Xabi Alonson. 33-vjeçari dhe Alonso kanë bashkëpunuar te Bayer Leverkuseni, ku fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.
Xhaka është kapiten i Sunderlandit. Kontrata i skadon në verën e vitit 2028. Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh.
