Chelsea s’heq dorë nga Xhaka, po planifikon një tjetër ofertë

0%

Pas refuzimit të ofertës së parë nga Sunderland, Chelsea po përgatit ofertën e dytë për futbollistin me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka. Gazetari i njohur i merkatos, Farizio Romano ka shkruar se gjiganti nga Londra po planifikon një ofertë tjetër. Sunderland ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë funtesh dhe nuk është në presion për ta shitur Xhakën.

Por, mesfushori është i qartë në planet e tij dhe sipas Romanos, dëshiron që ai të transferohet në Chelsea dhe të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso.

Burimi: Bota Sot