FSK certifikon snajperistë të rinj pas përfundimit të trajnimit profesional

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses një trajnim të specializuar për snajper, duke certifikuar pjesëtarë të saj për kryerjen e detyrave operative sipas standardeve moderne ushtarake.

Trajnimi ishte i fokusuar në zhvillimin e aftësive të avancuara të qitjes precize, taktikave në terren, kamuflimit, vëzhgimit dhe lëvizjes taktike, si dhe në zbatimin e procedurave operacionale gjatë misioneve të ndryshme.

Sipas FSK-së, pjesëmarrësit janë aftësuar për përdorimin e sistemeve të ndryshme të armëve dhe për veprim në situata operative që kërkojnë saktësi dhe profesionalizëm të lartë. Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të rritur kapacitetet luftarake dhe gatishmërinë operacionale të personelit, në përputhje me standardet bashkëkohore ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FSK thekson se investimi në zhvillimin profesional të ushtarakëve mbetet një nga prioritetet kryesore për forcimin e aftësive mbrojtëse dhe përmbushjen e misioneve të saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com