U munduan të na paraqesin si destabilizues para ndërkombëtarëve, por duket se e kanë marrë mesazhin e duhur nga Parlamenti Evropian. Kështu e nis statusin e tij në Facebook, Suhejb Memedi nga Lëvizja Studentore, njëherësh avokat i studentëve në Universitetin “Nëna Terezë”, ndërsa komenton Raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, ku i bëhet thirrje Qeverisë në Shkup që protestat e studentëve të mos paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. Statusi i plotë i Suhejb Memedit: Edhe sa duhet të presim? U munduan të na paraqesin si destabilizues para ndërkombëtarëve, por duket se e kanë marrë mesazhin e duhur nga Parlamenti Evropian. PE sot ka deklaruar se: “Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu që protestat e studentëve të mos paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues”. Po ashtu: Një nga amendamentet e miratuara nga Parlamenti Evropian i referohet drejtpërdrejt kërkesave të studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore. Në tekstin e miratuar, autoriteteve të Maqedonisë së Veriut u kërkohet që sa më shpejt të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim që të sigurohet zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj.
Memedi për amendamentin për studentët: Na akuzuan si stabilizues, por e morën mesazhin nga PE

Burimi:
Bota Sot