​Nga vështirësitë te fitorja historike, Blinera Jaha rrëfen rrugëtimin në volejboll

0%

Një prej emrave më të spikatur të volejbollit kosovar, Blinera Jaha, i ka dhënë fund një karriere të gjatë e të suksesshme. Ajo u nderua për kontributin e jashtëzakonshëm që dha gjatë viteve në përfaqësimin e Kosovës, si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Në një intervistë për KosovaPress, Jaha rrëfeu emocionet e këtij vendimi, duke theksuar se e ndjeu se kishte ardhur momenti i duhur për të mbyllur një kapitull 17-vjeçar me fanellën dardane dhe për t’ia lënë vendin brezit të ri. Jaha: Mundësi shumë e mirë për ta mbyllur karrierën me kombëtaren, para publikut tim.

“Ishte një mundësi shumë e mirë për ta mbyllur karrierën me kombëtaren, dhe diçka tjetër që ka qenë në favorin tim ka qenë që ndeshjet e fundit janë zhvilluar në Kosovë, para publikut tim. Ka qenë shumë mirë që e kam pasur mundësinë, sepse ku ka më mirë se me kombëtare ta përmbyllësh një karrierë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kam pasur shumë arsye që m’u ka dukur e duhura për ta përmbyllur. 17 vjet besoj që janë mjaftueshëm për t’iu dedikuar çkado qoftë që është diçka e njëjtë, dhe jam bazuar në faktin që kam dashur ta nis një faqe të re, diçka të re, dhe m’u ka dukur që është momenti i duhur për ta ndërprerë në këtë moment.”, Volejbollistja kujtoi edhe fillimet e vështira të Kombëtares.

Jaha: Kemi pasur vështirësi si në kushte, ashtu edhe në shumë gjëra të tjera “Kemi pasur vështirësi si në kushte, ashtu edhe në shumë gjëra të tjera. Sot jemi shumë më mirë. Nuk kemi mungesa për asgjë, si në veshmbathje, ashtu edhe në pjesën e ushqimit, trajtimit tonë; gjithçka është në nivelin e duhur. Kemi arritur në një pikë ku pothuajse jemi si ekipet ndërkombëtare.

Është shumë mirë, kombëtarja po rritet dhe po vazhdon të rritet. Shumë çika të reja po dalin, po luajnë jashtë shtetit, diçka që e ndihmon volejbollin e Kosovës të ketë ngritje. Gjithashtu, kemi shënuar edhe fitoren e parë, e cila është historike për Kosovën.”, Tutje, Jaha tregoi se dashuria për sportin lindi në familje, ndonëse volejbolli nuk ishte zgjedhja e saj e parë.

Jaha: Gjithmonë kam biseduar me familjen time që dua t’ia nis një sporti Gjithmonë kam biseduar me familjen time që dua t’ia nis një sporti, dhe specifikisht ai nuk ka qenë volejbolli. Unë babin e kam pasur futbollist dhe gjithmonë te ne ka mbretëruar një frymë sportive në shtëpi.

Çdo natë është folur për sport, ndërsa sa herë që ka pasur ndonjë ndeshje të rëndësishme, sidomos në atë kohë kur e kemi përcjellë më shumë futbollin, i kemi shikuar të gjitha bashkë me familjen time. Kam qenë vetëm 11-vjeçare kur kam vendosur që dua të filloj me volejboll, dhe prej asaj dite nuk e kam ndërprerë asnjëherë.

Ndërkohë, ajo kujtoi me emocion edhe momentin kur u ftua për herë të parë në Kombëtare, duke theksuar se përfaqësimi i shtetit është ndjenjë e veçantë. Jaha: Krejt kanë me i marr, veç mua s’kanë me më marr “Kam qenë ndoshta 13 ose 14 vjeç, kam qenë shumë e vogël.

Kemi pasur një përzgjedhje dhe ishte ai stresi kur shkon, të duket që të gjithë trajnerët po të shikojnë, po i përcjellin lojtaret se cila është më e mirë. Unë thosha: “Krejt kanë me i marrë, veç mua s’kanë me më marrë.” Por, realisht, prej aty ka nisur gjithçka dhe çdo vit kam qenë pjesë e kombëtares.

Realisht nuk di, secili sportist lufton për ta përfaqësuar shtetin e vet dhe mendoj që është ndjenja më e mirë në botë ta kesh mundësinë të luash për shtetin tënd.” Një histori të veçantë ka edhe numri 6, të cilin Jaha e mbajti gjatë gjithë karrierës me Kombëtaren, ajo tregon arsyen pse zgjodhi këtë numër. Jaha: Numrin gjashtë e kam pasur për babin “Numrin 6 e kam pasur.

Siç e përmenda më herët, babi ka qenë futbollist dhe ka luajtur për shumë vjet. Edhe siç e diskutuam në fillim për preferencat e çikave, gjithmonë flitej për numrin 10, numrin 7, se cili numër është më i preferuar.

Në një bisedë me prindërit e mi, babi më tha: “Unë gjithmonë kam luajtur me numrin 6, merre edhe ti, që ta kemi të dy si kujtim.”, Qëndrimi brenda sportit të volejbollit nuk është në planet e saj. Blinera tregon se për momentin dëshiron të shkëputet nga parketi.

Burimi: Bota Sot