Sot dita më e nxehtë e javës, apelohet për kufizim të aktiviteteve në ambientet e hapura

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), për sot, më ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Sipas IHMK-së kjo do të jetë dita më e nxehtë e javës.

Ndërkaq, IHMK-ja rekomandon që personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orës -. Si pasojë e këtij moti, IHMK këshillon qytetarët që të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

“Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

IHMK-ja poashtu ka njoftuar se java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik do të karakterizohen me mot shumë të nxehtë, ndërsa për mesin e javës njoftuan se do të pritet rënie e temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufeshë. Sipas IHMK-së fundjava do të karakterizohet me mot më të freskët dhe kushte më të favorshme atmosferike.

Poashtu, për shkak të temperaturave të larta në fillim të javës, IHMK ka rekomanduar ujitje të rregullt të kulturave bujqësore, veçanërisht perimeve dhe kulturave që ndodhen në fazat e rritjes, pasi pritet rritje e avullimit dhe humbje e lagështisë nga toka. Megjithëse sqaruan se në zonat ku priten rrebeshe më intensive të shiut mund të ketë dëmtime lokale nga breshri.

Tutje, në disa pjesë të Evropës Perendimore, IHMK-ja ka bërë të ditur se janë duke u përballur me një valë intensive të të nxehtit.

“Në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40°C, si pasojë e depërtimit të masave shumë të nxehta ajrore nga Afrika Veriore dhe ndikimit të një fushe të fuqishme anticiklonike.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dje, më ka publikuar disa këshilla për qytetarët se si të vishen, çfarë të konsumojnë dhe si të kujdesen për shëndetin gjatë ditëve me temperatura të larta. IKShPK ka sugjeruar që qytetarët të mbajnë shishe uji me vete të ripërdorshme dhe të pinë ujë edhe nëse nuk ndjejnë etje.

Poashtu, u këshillua që të shmangen alkooli, pijet me shumë sheqer e kafeina, të cilat mund të shkaktojnë dehidrim. Sa i përket ushqyerjes, nga instituti thonë që duhet të konsumohen vakte të vogla, të shpeshta e ushqime të freskëta, si fruta, perime e produkte qumështi. “Freskohuni duke bërë dush në banjë, jo me ujë shumë të ftohtë.

Vishni rroba të lehta, të gjera dhe më ngjyra të hapura, të cilat reflektojnë rrezet e diellit”- theksohet në njoftim.

Burimi: Kallxo