“Faleminderit qytetarëve” – VV reagon pas fitores bindëse

0%

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor, duke siguruar 382,865 vota, që përbëjnë 47.13% të totalit të votave të vlefshme. Ky rezultat e konfirmon këtë subjekt politik si fitues bindës të procesit zgjedhor, duke ruajtur diferencë të dukshme ndaj partive të tjera garuese. Pas shpalljes së rezultateve, Vetëvendosje ka reaguar me një mesazh falënderues drejtuar qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, duke e cilësuar fitoren si të madhe dhe të qartë. Postimi: “Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës, brenda dhe jashtë Kosovës për edhe një fitore madhështore dhe bindëse!”.

Burimi: Bota Sot