T-Pain publikon këngën e padëgjuar më parë me Oliver Tree pas vdekjes së tij tragjike

0%

T-Pain ka emocionuar fansat duke prezantuar një bashkëpunim të papublikuar me Oliver Tree, më pak se dy javë pas vdekjes tragjike të këngëtarit në një aksident me helikopter në Brazil. Kënga u prezantua gjatë performancës së T-Pain si DJ së bashku me Shaquille O’Neal, i njohur si “DJ Diesel”, në festivalin muzikor Electric Forest në Michigan, shkruan DailyMail.

Gjatë interpretimit, në ekranet gjigante u shfaqën pamje të Oliver Tree, ndërsa u luajt për herë të parë kënga elektronike, e cila besohet se mban titullin “Right Now” ose “Slow Down”. Para publikut, T-Pain mbajti një mesazh prekës në kujtim të artistit: “Çfarëdo që të bëni, festoni gjërat e vogla sa kohë që mundeni. Gjithçka ka të bëjë me dashurinë. Dashuria fiton gjithmonë”.

Ai e mbylli fjalimin duke shtuar: “Është koha të festojmë jetën”. Një ditë më vonë, edhe Shaquille O’Neal ndau në Instagram një video nga momenti, të shoqëruar me mbishkrimin: “Oliver përgjithmonë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Oliver Tree humbi jetën më 14 qershor në një përplasje helikopterësh në Rio de Janeiro, së bashku me pesë persona të tjerë, mes tyre YouTuberi Gaspar Prim dhe producenti i muzikës elektronike Lucas Vignale.

Autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ceremonia përkujtimore e artistit do të transmetohet drejtpërdrejt më 25 korrik nga Santa Cruz, Kaliforni.

Burimi: Telegrafi