Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën (), rreth orës policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas një njoftimi për media thuhet se hetuesit, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin me inicialet F.R (23 vjeç) dhe ke ai kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), të cilën e kishte me leje.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi