Tragjike: Humb jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës pasi u godit nga një veturë në Morinë

0%

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë, ku ka humbur jetën zyrtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Zenel Gashi. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të para, Gashi ndodhej në vendin e punës dhe kishte dalë për pak çaste jashtë objektit, kur u godit nga një veturë. I ndjeri ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në ditët në vijim.

Ndërkohë, rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente përmes hetimeve. “Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com