Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani. Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek në Facebook. Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë. Njoftimi: Njoftim mortor Rina Safet Ferat Krasniqi humb jetën tragjikisht në Gjermani. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi. Ngushëllime @top fans
