Shpërthimi në Botëror me Zvicrën, Manzambi kërkohet nga skuadra angleze

0%

Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të turneut, gjë që ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas Keith Downie të Sky Sports, Newcastle United është një nga klubet që po e monitoron nga afër mesfushorin e Freiburgut. 20-vjeçari po luan një rol të rëndësishëm për Zvicrën në këtë Botëror, duke konfirmuar formën e tij të mirë edhe pas një sezoni të fortë në nivel klubesh, ku ndihmoi Freiburgun të arrijë deri në finalen e Europa League, ku u mposhtën nga Aston Villa.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe gjiganti italian Roma, por që çmimi i tij ka bërë që Giallorosët të tërhiqen nga gara. Raportohet se Freiburg e vlerëson kartonin e tij rreth 42 milionë funte, që përkthehen afërsisht në 49 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Newcastle mund të sigurojë fondet për transferimin e tij nëse shet një nga mesfushorët kryesorë të skuadrës, me Sandro Tonali dhe Bruno Guimarães që përmenden si emra potencialisht të largueshëm.

Burimi: Telegrafi