Policia jep detaje për tragjedinë në Deçan ku humbën jetën babë e bir

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre ”, tha Rugova.

Sipas policisë, viktimat janë babë e bir, ndërsa rrethanat e plota të rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.

Burimi: Bota Sot