Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasani, nga fshati Maznik. Në një reagim në Facebook, Ramosaj ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen tragjike, duke përcjellë ngushëllime në emër të tij dhe të Komunës së Deçanit për familjen Mustafaj, të afërmit dhe gjithë banorët e fshatit Maznik.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut”. “Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, ka shkruar Ramosaj.
