Kanadaja mposht Afrikën e Jugut dhe kualifikohet në 1/8 e finales së Botërorit

0%

Kanadaja është bërë kombëtarja e parë që ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Afrikën e Jugut me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales. Takimi ishte i luftuar nga fillimi deri në fund, me kanadezët që krijuan rastet më të mira, por u përballën me një Ronwen Williams në formë të jashtëzakonshme.

Portieri i Afrikës së Jugut u bë protagonist që në pjesën e parë, duke ndalur me pritje spektakolare goditjen me kokë të Derek Cornelius, ndërsa pak minuta më vonë reagoi në mënyrë fantastike edhe ndaj Tajon Buchanan pas një rrëmuje në zonë. Kanadaja vazhdoi të ushtrojë presion edhe pas pushimit.

Tanitoluwa Oluwaseyi humbi një rast ideal në minutën e 65-të, kur Williams fitoi duelin një për një, ndërsa Jonathan David u ndal sërish nga portieri afrikan në minutën e 78-të me një tjetër pritje brilante.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

STEPHEN EUSTÁQUIO WINS IT FOR CANADA IN THE 92ND MINUTE 😮💨🇨🇦 pic.twitter.com/DvzKZjmsZo — B/R Football (@brfootball) June 28, 2026 Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Kanadaja gjeti golin e shumëpritur në minutën e dytë shtesë.

Pas një topi të kthyer në hyrje të zonës, Stephen Eustaquio reagoi më shpejt se të gjithë dhe me një goditje të ulët mposhti më në fund Williamsin, duke vulosur fitoren 1-0. Afrika e Jugut nuk pati më kohë për të reaguar dhe u eliminua nga turneu, ndërsa Kanadaja vazhdon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt, duke konfirmuar formën e mirë që ka shfaqur në këtë Botëror./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi