Klubi i njohur italian synon transferimin e Edon Zhegrovës

0%

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror, me Fiorentinën që ka dalë si një nga skuadrat më të interesuara për transferimin e anësorit. Ylli i Kosovës, i cili mban edhe shtetësinë shqiptare, iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille me pritshmëri të mëdha, por nuk arriti të lërë gjurmën e pritur në sezonin e tij të parë në Serie A.

Sipas La Nazione , përmes CalcioMercato.it, largimi i 27-vjeçarit nga Torino duket gjithnjë e më i mundshëm. Raportohet se Fiorentina po e monitoron nga afër situatën e Zhegrovës dhe së shpejti mund të paraqesë ofertën e parë zyrtare për kartonin e tij.

Juventusi pagoi rreth 15 milionë euro për transferimin e kosovarit, ndërsa ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030, me një pagë neto prej 2.5 milionë eurosh në sezon, shifër që konsiderohet e përballueshme për Fiorentinën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky aspekt financiar shihet si një faktor kyç që mund ta bëjë të realizueshëm transferimin, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se klubi vjollcë është i gatshëm të intensifikojë bisedimet dhe të testojë vendosmërinë e Juventusit në ditët në vijim.

Për “Zonjën e Vjetër”, shitja e Zhegrovës do të ishte një mundësi për të riformuar repartin ofensiv, ndërsa Fiorentina beson se mund ta rikthejë në formën që e bëri një nga lojtarët më të spikatur të Ligue 1 gjatë kohës së tij te Lille./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi