Shpërndaje në: Robert Lewandowski ka vendosur për skuadrën e re. Sulmuesi me përvojë do të bashkohet me skuadrën amerikane, Chicago Fire. Kontrata pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, është bërë e ditur të dielën. Sulmuesi polak është larguar nga Barcelona, ku ishte i suksesshëm, dhe tani do të luajë në MLS të SHBA-së. 37-vjeçari ishte te Barcelona nga viti 2022.
Më herët luajti edhe për Bayernin e Dortmundin.
Burimi:
Koha
