Kampion dhe rekord të ri piste, Kruja Hill Climb ndez kompeticionin!

0%

U zhvillua këtë fundjavë në Krujë gara malore “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit sezonal për Europën qëndrore, Fia Cez, e cila u fitua nga piloti pedagog Gentjan Shaqiri. Dy herë rradhazi kampion Europe në garat malore Fia Cez, Shaqiri këtë sezon garon me një makinë të re, Formula 3, Tatuus e cila është më potente, më perfomante dhe kjo duket qartë në kohën e realizuar nga Shaqiri.

Për herë të parë, Trofeu Skënderbej fitohet nga një pilot shqiptar, i cili me kohën .528 arriti të vendosë rekord të ri në garën e Krujës. Piloti i skuadrës shqiptare “Naçut Racing” synon të mbrojë titullin kampion të Europës duke synuar kurorëzimin e tretë rradhazi. Pjesë e kalendarit janë garat e ardhshme në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Slloveni dhe Austri.

Vendi i dytë u fitua nga piloti serb Uros Brkic dhe vendi i tretë nga shqiptari i Kosovës Bardhyl Canolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot