Llapi nga Podujeva kë bërë të ditur se, pas përfundimit të karrierës së tij të suksesshme si futbollist aktiv, Besar Musolli është emëruar zyrtarisht në pozitën e drejtorit sportiv të klubit.
“Duke marrë parasysh eksperiencën e tij shumëvjeçare në futboll, profesionalizmin e treguar gjatë gjithë karrierës, si dhe njohjen e jashtëzakonshme të ambientit të klubit, drejtuesit e klubit i kanë besuar Musollit një rol tejet të rëndësishëm në strukturën sportive të klubit.
Musolli ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit gjatë tri viteve të fundit dhe njeh në detaje filozofinë dhe objektivat e klubit tonë. Tashmë, në rolin e ri si Drejtor Sportiv, ai ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për kompletimin e skuadrës, duke punuar ngushtë me shtabin teknik në afrimin e futbollistëve cilësorë dhe përgatitjen sa më të mirë të ekipit për sezonin e ri.
Pas emërimit në pozicionin e Drejtorit Sportiv, 37-vjeçari është deklaruar për faqen zyrtare të klubit: “Pas përfundimit të karrierës si futbollist, jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të vazhdoj të jem pjesë e klubit, tashmë në një rol të ri si Drejtor Sportiv. Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë.
Llapi është shtëpia ime dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë klub, ashtu siç kam bërë edhe në fushën e lojës. Së bashku me drejtuesit dhe shtabin teknik do të punojmë me përkushtim për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese dhe për t’i arritur objektivat e klubit në sezonin e ri.
Jam i bindur se, me punën dhe angazhimin e gjithësecilit në klub, do t’u sjellim shumë suksese tifozëve tanë “Legjendat” dhe gjithë qytetit tonë. Na priftë e mbara të gjithëve” KF Llapi i uron Besar Musollit shumë suksese në detyrën e re, me bindjen se përkushtimi dhe përvoja e tij do të jenë vlerë e madhe për vazhdimësinë dhe sukseset e klubit”, njofton Llapi. a.
