Nesër fillon Kampi Veror, hapja solemne nga ora 13:00

0%

Çdo gjë është gati për NLB Kampin Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Është ky prej aktiviteteve që ka vëmendjen më të madhe të federatës sonë. Këtë vit, Kampi Veror do të mbahet në “Loyola Gymnasium” në Prizren, ndërsa fillon të hënën (nesër). Hapja solemne është nga ora . Akomodimi i kampistëve bëhet nga ora e deri në ora . Ndërkohë stërvitjet e para mbahen prej orës e tutje.

Mbi 150 të rinj janë pjesë e NLB Kampit Veror të FHK-së. Pos hendbollistëve me potencial nga Kosova, marrin pjesë edhe të rinj të talentuar nga Shqipëria. Pjesëmarrja e të rinjve nga Shqipëria bëhet në kuadër të bashkëpunimit shembullor që Federata jonë e ka me Federatën Shqiptare të Hendbollit.

Pjesë e kampit do të jenë edhe Kombëtarja U18 e hendbollistëve dhe Kombëtarja U16 e hendbollisteve. Federata e Hendbollit e Kosovës mirëpret të gjithë kampistët, me shpresë që ky aktivitet do të shfrytëzohet maksimalisht për të rritur njohuritë për hendbollin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot