Si është e mundur të jetë kryeministër i Shqipërisë një “njeri” i cili i etiketon shqiptarët si Talibanët e Evropës? Shqipëria si shtet ka kaluar në situata shumë të vështira, në krye të saj ka pasur disa kryeministra, por deri në këtë periudhë historia e zhvillimit të shtetit shqiptar nuk e mban mend të ketë pasur kryeministër si ky tani, i cili paturpësisht popullin e tij në sytë e Evropës e quan Taliban.
Shqiptarët e kanë kuptuar se kryeministri aktual, përveçse ka marrë ca iniciativa për t’ia bërë qejfin Serbisë, edhe shtetin shqiptar e ka zhytur në hajni dhe korrupsion, prandaj me të drejtë shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij.
