Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët janë shfaqur rreth orës të mëngjesit, por megjithëse vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, era e fortë në mesditë riaktivizoi flakët. Zjarrfikësit e Mallakastrës, me ndihmën edhe të reparteve nga Fieri, rinisën operacionin e shuarjes së flakëve.
Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, operacioni vijoi edhe me ndërhyrje nga ajri. Zjarri është shuar, por ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të monitorojnë zonën për çdo të papritur, pasi era e fortë mund të riaktivizojë flakët, sidomos gjatë orëve të natës.
