“Ai person më ka zhveshur si njeri”, Ëngjëllushja kundër bashkëshortit: Dua urdhër mbrojtje

0%

“Çdo gjë që pati ia dha Jetnor dhe Agentina Hoxhës. Hasko Hoxha të mos më afrohet afër, të më zhduket nga kjo shtëpi, kërkoj drejtësi”, kështu është shprehur në insertin prezantues Ëngjëllushja, e cila në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani ka sjellë në përballje bashkëshortin e saj, Haskon.

Ajo shprehet se kërkon urdhër-mbrojtje dhe vetëm drejtësi, teksa shton se tashmë me Haskon është e ndarë dhe nuk e do më në shtëpi. Ëngjëllushja: Unë këtu kam sjellë bashkëshortin tim, sepse kërkoj urdhër mbrojtje. Nuk dua ta shikoj më në shtëpi! Ai person më ka zhveshur si njeri. Pronën ia ka dhënë vëllait, fëmijët e mi pa pronë edhe unë pa pronë. Nuk dua ta shikoj më në shtëpi.

Kërkoj urdhër-mbrojtje. Nga ty zonja Eni kërkoj vetëm drejtësi dhe asnjë gjë tjetër më shumë. Eni Çobani: Ti je ndarë apo je akoma me Haskon? Ëngjëllushja: Unë jam ndarë me atë, nuk ka më asnjë lloj marrëdhënie me të, në shtëpi sidomos. Nuk dua ta shikoj më në shtëpi atë njeri, sepse kam histori tepër të hidhur. Jam e helmuar deri në thoin e këmbës, sepse nuk kam më asnjë gjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam vetëm një kufomë në këmbë. Jetnor Hoxha dhe ajo mashtruesja, kryerrugaçkja e Vlorës më ka vjedhur pasurinë. Ai prapa kurrizit tim i ka falur pronën asaj rrugaçes.

Burimi: Bota Sot