Romario për Brazilin: Kjo skuadër ma kujton ekipin kampion të vitit 1994

0%

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, është optimist për ecurinë e Brazilit në Kampionatin Botëror, duke thënë se skuadra aktuale i ngjan ekipit që fitoi titullin e botës në vitin 1994. Ish-sulmuesi e ka kujtuar se edhe brezi i tij ishte përballur me presion të madh, pasi Brazili kishte pritur njëzet e katër vjet për t’u shpallur kampion bote.

Sipas tij, edhe skuadra e tanishme ka hyrë në turne pas një periudhe të gjatë pa trofe botëror, duke u përballur me pritshmëri të larta. “Edhe ne u nisëm për në Botëror pa shumë besim nga tifozët dhe mediat. E dinim se nuk ishim skuadra më e fortë teknikisht, por dëshira jonë për t’u bërë kampionë bëri da llimin”, ka deklaruar Romario.

Ai e ka pranuar se nuk mbeti i impresionuar nga paraqitja e Brazilit në ndeshjen e parë të këtij Botërori, por ka thënë se ekipi është përmirësuar ndjeshëm. “Në ndeshjen e dytë u pa progres, ndërsa pas fitores 3:0 ndaj Skocisë fillova të ndiej se ky është Brazili që më emocionon. Skuadra tregoi peshën dhe rëndësinë e fanellës së Brazilit”, është shprehur ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Romario ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur Kampionatin Botëror, ku përveç angazhimit si komentator sportiv dhe krijues i përmbajtjes në kanalin e tij “Romario TV”, ai vazhdon edhe detyrën si senator i Rio de Janeiros.

Burimi: Bota Sot