Shtatë persona kanë humbur jetën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi hasën vështirësi në ujë gjatë valës rekord të të nxehtit të kësaj jave. Bilanci i viktimave u rrit të shtunën në mbrëmje, pasi trupi i një djali 15-vjeçar u gjet në rezervuarin Coëbury në Stalybridge, Tameside.
Më herët gjatë ditës, një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi hyri në një pishinë në Sandwell Valley Country Park, në West Bromëich. Po ashtu, trupi i një burri u nxor nga lumi Severn në Shrewsbury. Brody Leach, 22 vjeç, ishte parë për herë të fundit i gjallë në orët e para të së premtes, kur hasi vështirësi në ujë, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi.
Trupi i të riut u gjet nga zhytësit një ditë më vonë, konfirmoi Policia e West Mercia, shkruan Metro. Në Southampton, zhytësit që po kërkonin një nxënës 15-vjeçar, i cili ishte zhdukur të mërkurën gjatë një noti në rezervatin natyror Testëood Lakes, gjetën një trup të shtunën. Familja e tij është njoftuar dhe identifikimi zyrtar është kryer, konfirmoi policia.
Në Lancashire, homazhe të shumta janë bërë për Hayden Jones-Poëell, 13 vjeç, trupi i të cilit u nxor nga Meynell Lake në Syston të premten, vetëm pak javë përpara se të nisnin pushimet verore. Ndërkohë, Policia e Essex konfirmoi edhe vdekjen e një burri 69-vjeçar në Clacton, i cili hasi vështirësi në det të premten në mëngjes.
